Mejdani takim me komisionin e KE – (19 Prill 1999)


Mejdani takim me komisionin e KE – (19 Prill 1999)

19:47 19/04/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Krerët e lartë të shtetit shqiptar, presidenti Mejdani dhe kryeministri Majko në takimet me misionin e Këshillit të Europës për refugjatët, kanë kritikuar lëvizjet e ngadalshme të UNHCR-së, në ndihmë të refugjatëve koaovarë. Presidenti Mejdani ka përsëritur idenë për një plan marshall për Ballkanin, duke i kërkuar Këshillit të Europës jo vetëm ndihmë humanitare.

Kryeministri Majko u shpreh se qeveria shqiptare nuk ka dashur të bëjë tregti me refugjatët, as të luaj rolin e viktimës por të përfitoj ndihmë të shpejt për të shmangur katastrofën humanitare.

Majko ka kritikuar veprimet e qeverisë Maqedonase si të çuditshme, të pa justifikuara dhe me pasoja për marrëdhëniet mes dy vendeve. Shqiptarët janë të vendosur të mbijetojnë si komb vijoi Majko duke këmbëngulur që Kosova të vendoset nënprotektoratin e Natos./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme