Mejdani takim me Nënsekretarin e Përgjithshem të Kombeve të Bashkuara, Dhanapala (16 Shtator 1999)
Armët në shkëmbim të zhvillimit. Ky është synimi i Shqipërisë për të hyrë në mijëvjeçarin e ri. Në mbështetje të kësaj nisme ka mbërritur sot në Shqipëri, Nënsekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Dhanapala. Në takimin me Presidentin e Republikës Mejdani, një nga iniciuesit kryesore të çarmatimit, Dhanapala ka shprehur mbështetjen e mëtejshme për projektet e financimit dhe në zona të tjera të vendit duke u bazuar tek programi që u zbatua në Gramsh.
Prej disa muajsh në rrethin e Gramshit në shkëmbim të mijëra armëve PNUD ka realizuar disa projekte si ai i ndriçimit të qytetit, ndërtimit të rrugëve në komuna e të tjerë. Presidenti Mejdani dhe Dhanapala do të udhëtojnë drejt Gramshit për të parë nga afër ecurinë e këtij programi i cili do vazhdojë dhe në rrethin e Gjirokastrës./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego