Mejdani takon Lordin Spenser – (30 Nëntor 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vëllai i Princeshës së Uellsit Ledy Diana, Lordi Spenser u takua sot me Presidentin Shqiptar Mejdani, të cilin e falenderoi për pjesmarrjen e tij dhe të shtetarëve të lartë shqiptarë mbrëm ne inaugurimin e bibliotekës britanike, që mban emrin “Princeshës së zemrave”. Sapo të kthehem në Angli, tha Lordi, do të punoj për mbledhjen e fondeve për ngritjen e një librarie ambulante që do lëvizë në qytetet e fshatrat shqiptare.
Ndërsa Presidenti Mejdani duke përshëndetur ngritjen e bibliotekës britanike për fëmijë me emrin e Princeshës Diana shprehu dëshirën që biblioteka të tilla të ngrihen dhe në qytete të tjera të Shqipërisë. Lordi Spenser u shpreh i gatshëm të bashkëpunonte me institucione kulturore shqiptare dhe në fusha të tjera, veçanërisht në ndihmë të të rinjve dhe vogëlushëve shqiptarë, pasi kështu, sipas tij, përmbushet dhe dëshira e motrës së tij Ledy Diana.
Do të rikthehem sërish i premtoi Mejdanit, lordi Spenser dhe kësaj radhe nuk do të qëndroj vetëm në Tiranë, duke shprehur dëshirën të vizitonte një tjetër vend historik shqiptar Butrintin./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj