Meksika fiton ndaj Koresë së Jugut
Meksika fiton edhe ndeshjen e dytë në grup atë ndaj Koresë së Jugut. Përfaqësuesja latine shënoi golin e parë më 11-metërsh, pas një prekje të topit me dorë nga koreanët.
Në mesin e pjesës së dytë erdhi edhe goli tjetër nga Hernandez. Koreanët ngushtuan rezultatin në fund të takimit, por shumë vonë për të barazuar.
Më herët Belgjika fitoi thellë 5-2 me Tunizinë. Lojtari më i mirë i ndeshjes u shpall Eden Hazard, i cili shënoi dy gola. Romelo Lukaku shënoi dy gola të tjerë, ndërsa golin e 5 për Belgjikën e shënoi Michy Batshuayi.
Si Belgjika ashtu edhe Meksika kryesojnë grupet përkatëse me nga dy fitore.
Tv Klan