Melania ka ditëlindjen, Trump: Jam shumë i zënë…
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë një interviste për “Fox Neës” ka pranuar se nuk ka pasur kohë as t’i blinte një dhuratë për ditëlindje bashkëshortes së tij Melania Trump, e cila të enjten feston 48-vjetorin e lindjes.
Kur u pyet gjatë një interviste telefonike në emisionin “Fox & Friends
” se çfarë dhurate i kishte blerë Zonjës së Parë amerikane, Trump u përgjigj duke qeshur:“Në rregull, më mirë të mos hyj në këtë temë pasi mund të hyj në telashe. Ndoshta nuk i kam marrë shumë.
” Trump shtoi se i kishte marrë Melanias “një kartë dhe disa lule të bukura.” “Ju e dini, unë jam shumë i zënë që të dal dhe të kërkoj për dhurata. Në rregull?”
Presidenti amerikan vlerësoi lart punën e bashkëshortes së tij në planifikimin e darkës presidenciale me homologun Francez, Manuel Macron dhe bashkëshorten e tij, duke thënë se ajo kishte bërë “një punë fantastike
”. Komentet e Trumpit u komentuan gjerësisht në rrjetet sociale, ku përdorues të shumtë shkruan me ironi se“Trump ka qenë shumë i zënë duke postuar tweete për Kayne West” ose “duke luajtur golf”.
Media shpesh ka aluduar për një marrëdhënie të ftohtë të Presidentit amerikan me Zonjën e Parë. Dyshimet për një raport jo të mirë i kanë shtuar edhe videot ku Melania shfaqet duke refuzuar të ecë dorë për dore me Trump. /tvklan.al