Mema e Bogdani komentojnë derbin


Mema e Bogdani komentojnë derbin

15:00 28/11/2018

Epërsia e Partizanit vitet e fundit në derbin e kryeqytetit e bën atë më favoritë përballë Tiranës, nisur edhe nga gjendja aktuale e dy ekipeve. Sulejman Mema ish-futbollist dhe ish-trajner i të dy ekipeve dhe Erjon Bogdani, që e nisi karrierën te të kuqtë shpjegojnë pse Partizani ka më shumë shanse të dalë me fitore.

“Partizani është skuadër më e konsoliduar, ka pikët, moralin dhe entuziazmin e duhur për t’i bërë keq Tiranës. Skuadrën e ka të ndërtuar mirë dhe është e rrezikshme me veprimet kundërsulmuese’, tha Sulejman Mema.

“Partizani ka një skuadër të kompletuar pavarësisht humbjes në Vlorë, pasi është një skuadër e konsoliduar. Di të vendoset në fushë dhe është me meritë aty ku ndodhet me lojën që ka treguar”, tha Erjon Bogdani.

Tirana nuk fiton me Partizanin prej 14 ndeshjesh. Si Mema ashtu dhe Bogdani problemin më të madh e shikojnë te realizimi i golit.

Sulejman Mema: Mesfushorët e Tiranës duhet të jenë më të rrezikshëm dhe të mbështesin më shumë veprimet sulmuese.

Erjon Bogdani: E kam parë në vështirësi përqendrimi dhe psikologjike. Në vështirësi sepse nuk ka një golashënues që ta marrë skuadrën përpara.

Tirana këtë radhë nuk do të ketë mbështetjen e grupimit Fanatiks, të cilët kanë deklaruar se nuk pajtohen me marrëveshjen e Presidentit Halili për të lejuar Partizanin të luajë si skuadër pritëse në Selman Stermasi.

Tv Klan






Të ngjashme