Memaliaj, hidhet në erë busti i Azem Hajdarit, reagon PD – (22 Shtator 2000)
Lajme Arkiva – TV Klan 2000
Partia Demokratike ka reaguar sot ndaj hedhjes në erë të bustit të Azem Hajdarit në Memaliaj. Sipas deputetit demokrat Shaban Memia, kudo ku shkel Fatos Nano, ka incidente ose keqtrajtohen anëtarët dhe simpatizantët e PD.
Shaban Memia:- “Fatos Nano, ka treguar që ku shkon, pas ikjes së këtyre vendeve dhe takimeve, dhunohen, vriten, rrihen opozitarë, po kështu edhe memorialët e Azem Hajdarit. Partia Demokratike, e dënon këtë akt, ju bën thirrje anëtarëve dhe përfaqësuesve të saj, të ruajnë gjakftohtësinë, të mos bihen pre e këtyre provokacioneve, pasi Fatos Nano me ata që e rrethojnë, të trishtuar nga humbja që e pret, po përpiqen ta destabilizojnë Shqipërinë”./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego