Memia: PD do të organizojmë fushatën më moderne deri më sot – (8 Maj 2001)


Memia: PD do të organizojmë fushatën më moderne deri më sot – (8 Maj 2001)

09:36 08/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Partia Demokratike do të organizojë fushatën më moderne, që është zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri. Kështu ka deklaruar deputeti Shaban Memia, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike. Sipas tij, fushata do të shtrihet nga qendra deri tek çdo votues i thjeshtë.

Shaban Memia:- “Ne kësaj radhe, tërë punën tonë e kemi organizuar sipas një filozofie të re, ku për çdo person, aktivistë, militant dhe dashamirës, kemi një detyrë konkrete dhe nga ana tjetër me të përfunduar periudha e përgatitjes së programeve dhe përcaktimi i kandidatëve, ne do të shpalosim fushatën elektorale, e cila do të jetë një fushatë moderne dhe nga ana tjetër shtëpi më shtëpi dhe individ më individ. Skema jonë elektorale do të niset nga qendra dhe përfundon në çdo votues”./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego






Të ngjashme