Memorandum për ata që humbin kontaktet me familjarët
Sot u firmos memorandumi i bashkëpunimit midis Ministrit të Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, ministres së Drejtësisë, Etilda Gjoni dhe Presidentit të Kryqit të Kuq Shqiptar, Ylli Alushi.
Ky memorandum ka në themel të tij dëshirën për të ndihmuar familjet që ndahen dhe humbin kontaktet me anëtarët e tyre, si rrjedhojë e migrimit apo situatave të tjera.
Në memorandum theksohet se duhet ndjekur procedurat nëse nëse ekziston mundësia e të transferimit të vuajtjes së dënimit të shqiptarëve në sistemin tonë të burgjeve.
Ministri Majko u shpreh se nuk duhet harruar se kemi dhe njerëz, të cilët sot ndodhen të burgosur nëpër burgjet Europës, të cilët meritojnë vëmendjen dhe ndihmën institucionale.
Tv Klan