Memorandumi i planit për gjyqësorin dhe reforma e sistemit ligjor në Shqipëri (12 Janar 1999)


Memorandumi i planit për gjyqësorin dhe reforma e sistemit ligjor në Shqipëri (12 Janar 1999)

15:22 12/01/1999

Qeveria Shqiptare nis përshtatjen e strukturave të sistemit gjyqësor në përshtatje me Kushtetutën e re dhe standartet europiane. Memorandumi i planit për gjyqësorin dhe reforma e sistemit ligjor në Shqipëri u nënshkrua për palën shqiptare nga zëvëndës Kryeministri Ilir Meta, Ministri i Drejtesise Kondi, ndërsa për Këshillin e Europës nga Elio Gjermano dhe Andrea Papakostandinu.

Në lidhje me reformen e gjyqësorit zëvëndës Kryeministri Ilir Meta dhe numri një i drejtësisë z.Kondi theksuan : “Të një programi të tërë veprimesh që synojnë përshtatjen e legjislacionit tonë në përgjithësi me Kushtetutën e re të vendit dhe me standartet europiane në përgjithësi, si për sa i takon forcimit të pavarësisë të sistemit të drejtësisë ashtu edhe përmirësimit të kuadrit ligjor nëpërmjet asistencës përkatëse nga Këshilli i Europës së luftës kundër korrupsionit”- u shpreh Meta.

Ministri i Drejtësisë, z.Kondi shtoi: “Pas dy tre ditësh kemi mbledhjen e Asamblesë, mbledhjen e përgjithshme të gjyqtarëve ose Konferencën Gjyqësore për të zgjedhur anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë.”/tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme