Memushaj kërkon fitoren ndaj Chievo
Skuadra e Pescara e rikthyer në Serie A në 6 javët e para ka grumbulluar 6 pikë. Një nisje e ngadaltë për të arritur objektivin mbijetesë. Megjithatë kapiteni i abrucezëve, Ledian Memushaj beson se pikët e marra i kanë dhënë mundësi të ecë përpara dhe tani duan fitore me Chievo.
Ledian Memushaj, kapiten i Pescara:
Tani duhet të fitojmë. Na mungon, e duam, por gjithsesi duhet të qëndrojmë të qetë, pasi kampionati është i gjatë që është i vështirë dhe duhen pikë. Pika e marrë me Torino në shtëpi ishte e vlefshme edhe pse kundërshtari ishte me dy lojtarë më pak dhe shumë e quajtën humbje, por na dha mundësinë të ecnim përpara.
Te skuadra e Pescara përveç Memushajt janë edhe dy shqiptarë të tjerë, sulmuesi Rei Manaj i cili i dha 1 pikë të çmuar me golin e tij ndaj Genoa dhe mbrojtësi Leonardo Maloku./ TV KLAN