Memushaj më i miri tek Pescara


Memushaj më i miri tek Pescara

14:50 07/11/2016

Edhe pse skuadra e tij u mund thellë 4-0 nga Empoli, loja dhe rastet e krijuara nga Ledian Memushaj, kanë bërë që “Gazzetta dello Sport” ta vlerësojë atë si më të mirin e Pescaras.

“Shpirti i fortë i skuadrës, i fundit që dorëzohej”. Është ky cilësimi i më të madhes sportive në Itali.

Gazeta vlerëson topat e rikuperuar prej tij, mundësinë për të shënuar dhe 3 rastet e krijuara. Sipas të përditshmes, Pescaras i duhen të 11 futbollistët si Memushaj, të cilin e ka vlerësuar me notën 6.

Rey Manaj ka marrë notën 5 pasi nuk ka dhënë më të mirën e tij në këtë takim, duke i patur të gjitha mundësitë përballë portierit të Empolit.

Nga ana Empolit, lojtari tjetër i kombëtares Frederik Veseli është vlerësuar me notën 6 për të gjithë lojën, veçanërisht për pasimin për golin e 4 të skuadrës tij./ TV KLAN






Të ngjashme