Memushaj rinovon deri në 2021 me Pescara


Memushaj rinovon deri në 2021 me Pescara

15:06 03/08/2016

Ledian Memushaj do të qëndrojë gjatë te abrucezët e Pescara. Mesfushori shqiptar arriti marrëveshjen me klubin për zgjatjen e kontratës deri në qershor të 2021. Mediat italiane shkruajnë se dokumentacioni është dorëzuar në zyrat e Ligës Italiane të Futbollit.

Trajneri Massimo Oddo e vlerëson shqiptarin, i cili është edhe kapiteni i ekipit. Më parë përflitej se Ledian Memushaj do të rinovonte deri në 2020. Memushaj kërkohej nga ekipe të tjerë ku një ofertë zyrtare bëri Bologna.

Pescara këtë sezon do të luajë në Serie A, një kthim i rëndësishëm në elitën e futbollit italian. Te abrucezët janë edhe dy lojtarë të tjerë shqiptarë, sulmuesi Rei Manaj i huazuar nga Inter dhe mbrojtësi i ri Leonardo Maloku. /TV KLAN






Të ngjashme