Menaxheri i Hysajt paralajmëron napolitanët


Menaxheri i Hysajt paralajmëron napolitanët

12:15 20/05/2016

Elseid Hysaj vëzhgohet nga shumë ekipe të njohur, mes tyre Barcelona, Atletico Madrid apo Bayern Munchen. Mbrojtësi shqiptar është nën kontratë deri në vitin 2020 me Napoli, por një ofertë e mirë mund të tundojë klubin italian.

Megjithatë menaxheri i tij, Mario Giuffredi tha për “Radio Crc” se po të ishte në pozitat e drejtuesve napolitanë duhet t’i përmirësojnë kontratën, që mos të rrezikojnë pas Europianit.

Elseid Hysaj u ble 5 milionë euro nga Empoli, por tani vlen katër herë më shumë.

Një tjetër futbollist i Kombëtares përflitet në merkato. Arlind Ajeti, i cili ishte pjesë e Frosinone në gjysmën e dytë të sezonit mund të shkojë te Torino.

Sipas faqes pranë kësaj skuadre

toronews.net

, po vlerësohet një shkëmbim me ukrainasin Vasyl Pryima, i cili ishte i huazuar te Frosinone, që është kthyer në Serie B.

Alban Meha është larguar nga Konyaspor pas një sezoni. Mesfushori shqiptar do të vijojë karrierën tek Al Nasr në Arabinë Saudite.

Lojtari përshëndeti tifozët turq me një mesazh në profiling e tij në Facebook.

Tv Klan






Të ngjashme