Mencë për fëmijët e komunitetit rom
Komuniteti rom që jeton në Qendrën Tranzitore të Emergjencës kanë tashmë ruletat e rregulluara.
Ishin nxënësit e shkollave të arsimit profesional që u morën me rikonstruksion e tyre dhe sëbashku me Ministrin e Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ua rikthyen sërish.
Për fëmijët e këtij komuniteti, Ministri Klosi premtoi edhe hapjen e një mence sociale.
Këtij komuniteti iu bë i mundur ndriçimi 24 orë i ambienteve përmes një sistemi të tërë panelesh diellore të instaluar nga një grup vullnetarësh amerikanë.
Ceremonia e ndezjes të sistemit ndriçues të ambienteve të jashtme të qëndrës, u celebrua nga një ndeshje futbolli e Ministrit Klosi me fëmijët e skuadrës “Retë e Zeza” të komunitetit rom.
Tv Klan