Mendonte se kishte vdekur, momenti emocionues mes djalit dhe nënës
Ky është momenti emocionues, kur një burrë 74-vjeçar ribashkohet me nënën pasi mendonte se ajo kishte ndërruar jetë.
Nigel Beattie nga Britania shfaqet në foto i qeshur, teksa e ëma e tij, Myra, 97 vjeçe, e përshëndet përmes dritares.
Ishte bashkëshortja e Nigel, ajo që kishte vendosur ta dërgonte të vizitonte të ëmën. Kjo pasi duke parë fotot, ai kishte thënë se nëna i kishte ndërruar jetë.
“Pasi po shikonte fotot e nënës tha se ajo kishte vdekur. Ai vuan nga demenca”, tregoi Joanne.
Ajo shtoi më tej se nëna dhe djali ishin shumë të emocionuar kur panë njëri-tjetrin.
Fotografia u bë virale menjëherë dhe shumë njerëz e kanë përshkruar shumë të bukur dhe emocionuese atë./tvklan.al