Mendonte se të tjerët po tregoheshin miqësorë…
Një aktore gjermane po lahej në det pa dalluar se fare pak metra pas saj notonte një peshkaqen gjigant.
34 – vjeçarja Simone Gutsche ndodhej në një plazh pranë Orlandos, Florida, kur pushuesit nisën t’ia bënin me dorë.
Fillimisht ajo mendoi se ata thjeshtë po tregoheshin miqësor me të, derisa të pranishmit nisën ta thërrisnin me zë të lartë.
Ishte ky momenti kur Gutsche vendosi të shihte pas saj për të zbuluar peshkaqenin që po notonte fare pranë.
Peshkaqenët e rrezikshëm tigër janë vizitorë të shpeshtë të plazhit pranë Cape Canaveral./tvklan.al