Menduat se ka ikur dimri?!
Keni “flakur” palltot dhe xhupat?! Menduar se erdhi pranvera? Por, jo. Pas këtyre ditëve të ngrohta dhe me diell, gjithçka do të ndryshojë,.
Sipas Meteoalb, pas fundjavës pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend, më i dukshëm ky ndryshim në prezencën e vranësirave dhe reshjeve ku nuk do të mungojë edhe dëbora në zonat malore. Vlen të theksohet se pikërisht Dita e Verës pritet të mos sjellë kushte të favorshme të motit; mot më i ftohtë se fundjava që na pret si edhe prezencë e reshjeve.
Parashikohet që muaji Mars të surprizojë me motin edhe përtej Ditës së Verës.
/tvklan.al