Mënjanohet gjykata për problemet me pensionin


Mënjanohet gjykata për problemet me pensionin

15:09 30/06/2016

Kush ka problemeve me dokumentacionin e kontributeve shoqërore për shkak të parregullsive të administratës publike nuk do të duhet t’i drejtohet gjykatave për t’ju njohur vjetërsia e punës për daljen në pension.

Me ndryshimet ligjore që qeveria ka miratuar një ditë më parë do të jetë përgjegjësia e shtetit dhe jo e individëve për të plotësuar këtë dokumentacion që ju mohon mijëra qytetarëve përfitimin e pensionit.

Një vendim tjetër që i vjen në ndihmë shtesave në nevojë është përfshirja e 5 mijë pensionistëve në zonat rurale në skemën e kompesimit të energjisë elektrike pas heqjes një viti më parë të fashës mbrotjëse prej 300 kw.

Ky ndryshim do të ketë një kosto prej 45 milionë lekësh për buxhetin, por që do t’i ngarkohet për t’u përballuar nga Fondi i Sigurimeve Shoqërore.

Tv Klan






Të ngjashme