Mentor Haziri tregon pse u nda grupi “Kthjellu”
Ai është një këngëtar i njohur i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues. Bëhet fjalë për Mentor Hazirin, i cili është vlerësuar shpesh me çmime të ndryshme. Sot këngëtari ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, nga ku zbuloi arsyen e ndarjes së grupit “Kthjellu”.
“Grupi Kthjellu” nuk ekziston më për shkak se nuk është industria muzikore e mirëfilltë dhe vështirësitë janë të mëdha. Punën unë e bëja vetëm dhe isha i vetmi person që punonte dhe suksesin donin ta ndanin të gjithë. Por sidoqoftë momente të bukura ka patur shumë, djemtë që punoj edhe sot me ta kanë qenë pjesë e grupit. Ka qenë e vështirë ndaj edhe dola vetë nga grupi, por doja edhe të eksperimentoja në Pop më shumë që t’i ikja Rock and Rollit”,
tha Haziri.
https://youtu.be/O0ZvZ3VxO2s?t=11m8s
Këngëtari po ashtu zbuloi detaje rreth koncertit recital që do të mbajë në Tiranë më 28 Tetor.
“Arsyeja se përse po e bëj këtë koncert recital është që të përmbledh të gjithë repertorin tim ndër vite. Më 28 Tetor do të bubullojë salla e Katedrales nga koncerti që kemi përgatitur.
Koncertin e kam quajtur “Shtigje tingujsh”, sepse në Tiranë kemi ardhur për të gjetur shtegun muzikor. Recitalin e parë unë e kisha para dy vitesh në Ferizaj, në vendin ku jetoj dhe e pata quajtur “Rrugës”, sepse kemi rrugëtuar shumë për të ardhur në Tiranë, kemi patur vështirësi të mëdha sepse “Rruga e Kombit” nuk ka qenë.
“Shtigje tingujsh” do të bashkojë shtegun më të madh, do të zbresë nga malet dhe do të vijë në qytetin e Tiranës më 28 Tetor. Unë kam duete me shumë këngëtarë, por “Shtigje tingujsh” është recitali im dhe shumë prej bashkëpunëtorëve me shumë dëshirë nuk kanë pranuar të vijnë sepse nuk kanë dashur ta “lëndojnë” koncertin. Më kanë thënë duam të të shohim ty duke qenë se është recitali yt”,
tha Haziri.
/tvklan.al