Mentor Nazarko për SHIK-un (14 Gusht 1998)


Mentor Nazarko për SHIK-un (14 Gusht 1998)

16:19 14/08/1998

Këshilltari politik i Presidentit Rexhep Mejdani Mentor Nazarko shpjegon motivet e presidentit për të kthyer në Parlament ligjin për SHIK-un. Sipas Nazarkos ky ligj nuk përputhet me dispozitat kushtetuese. SHIK-u duhet të varet jo nga Kryeministri por nga Këshilli i Ministrave si organ kolegjial. Rexhep Mejdani mendon se duhet që punonjësit e SHIK-ut duhet të kenë të drejtë për të kërkuar informacion. Deputetët dhe ministrat duhet të jenë njësoj me personat pa imunitet.

Presidenti e ka kthyer ligjin e SHIK-ut duke u nisur jo nga interesi i një kategorie të caktuar, por nga interesi i përgjithshëm, shtimi i garancive për liri dhe te drejtat e shtetasve në Shqipëri. Kjo i shërben forcimit të demokracisë në vend.”– ka shtuar ai/tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame






Të ngjashme