Menu tradicionale


Menu tradicionale

11:45 21/12/2013

 

menu tradicionale

Program ushqimor i cili ofron vaktin e drekës, mbasdites dhe darkës çdo ditë të javës përveç të Dielës. Ky ushqim bazohet në nevojat e individit të përcaktuara në saj të vizitës dietologjike që kryhet nga dietologia. Ushqimi përshtatet sipas kalorive të përcaktuara nga dietologia dhe sipas specifikave të klientit. Menuja ditore përmban:

  • Dreka: sallatë të bollshme, pjatë kryesore
  • Pasditja: sanduiç të ndryshëm
  • Darka: sallatë, antipastë, frut

 

  • Shembull i nje dite me Menu Tradicional
  • Dreka: Sallatë me perime të zjera, Peshk merluc me presh në furrë
  • Pasdite: sanduiç me bukë gruri, salcë ricotta me fara luledielli
  • Darka: Sallatë Lakër e kuqe me mollë, Brusketa me domate dhe kërpudha

Vendosja e ushqimeve bëhet sipas rekomandimeve të bazuara në evidenca shkencore, për një ushqyerje të ekuilibruar dhe të shëndetshme, e cila i mbulon nevojat ditore në makro-mikronutriente gjatë ditës, javës dhe muajit.

(Burimi http://www.blerinadiet.al)





Të ngjashme