Menuja perfekte për fëmijët tekanjozë


Menuja perfekte për fëmijët tekanjozë

13:19 28/09/2016

Të gjithë e dimë se sa e vështirë është kur vendosim të darkojmë jashtë me fëmijët.

Stresi mund të fillojë që nga mungesa e një libri me ngjyra, lapsave, duke 'shpërthyer' më pas me moslejimin e tyre për të pirë pije me gas, dhe natyrisht kur ata duan të hanë të njëjtin ushqim si prindërit.

Dhe pastaj…ata nuk dëshirojnë të hanë asgjë .

Një restorant që e di shumë mirë këtë, ka vendosur të bëjë diçka.

Ata kanë realizuar një menu posaçërisht për fëmijët, me fraza të cilat thuhen shpesh nga ata. Kjo menu gjithashtu do t’i bëjë prindërit të qeshin pafund dhe të argëtohen kur shkojnë për të darkuar.

Në foton poshtë duket menuja e cila përmban ushqimë të tila si:

“Nuk e di” (hot-dog dhe patate të skuqura);

“Nuk më intereson” (mish pule dhe patate të skuqura);

“Nuk jam i uritur” (mish i pjekur në zgarë dhe patate të skuqura);

“Nuk e dua atë” ( Kotolet dhe patate të skuqura.)

Kjo menu mund t’i irritojë fëmijët tekanjozë më shumë se ata janë, por është e sigurtë që kjo do të jetë mjaft argëtuese për prindërit e tyre./tvklan.al

nabced-reddit





Të ngjashme