Mënyra e jetesës rrit problemet me zemrën
Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të mbajnë numrin një në botë për nga shpeshtësia dhe mortaliteti. Raporti i fundit i Institutit të Statistikave nxori në pah se gjysma e vdekjeve në Shqipëri përgjatë 2016-ës janë shkaktuar prej tyre.
Mjekët kardiologë fajësojnë për këtë situatë mënyrën e jetesës.
Shqetësues është fakti, se problemet kardiake po prekin edhe moshat e reja.
Për të parandaluar problemet kardiake mjeket rekomandojnë 30 minuta aktivitet fizik në ditë si dhe përdorimi i dietës ushqimore mesdhetare./Tv Klan