Mërgim Mavraj i kthehet stërvitjes
Mërgim Mavraj është kthyer në stërvitje me grupin në seancën e paradites të së mërkurës. Ai qëndroi pushim të martën për shkak të lodhjes muskulore.
Gjendja e Amir Abrashit është optimale. Mesfushori po tregon në fushë se problemi me shpatullën ka kaluar.
Në stërvitje ishte edhe portieri Etrit Berisha, i cili të martën pati një goditje në dorë, por nuk ishte asgjë shqetësuese.
Kuqezinjtë qëndruan në fushë për rreth 70 minuta duke u përqendruar te ushtrimet taktike.
Kjo seancë nuk ishte e hapur për tifozët, madje edhe nga mediat u ndoq vetëm në 15 minutat e para. Përgatitjet do të vijojnë në orë 18:00 po në stadiumin e vogël të Perros Girek.
Kuqezinjtë ndodhen në qytezën në krahinën e Bretanjës prej ditës së hënë dhe do të qëndrojnë deri në eliminimin nga aktiviteti.
Tv Klan