Meri tregon çfarë nuk duron dot tek një person


Meri tregon çfarë nuk duron dot tek një person

18:36 30/12/2020

Spektakli Love Story në TV Klan këtë herë u shoqërua me momente festive, ku Saimiri dhe vajzat shkëmbyen dhuratat e fundvitit në shtëpinë e dashurisë.

Silvana ishte konkurrentja e cila u eliminua këtë javë, largim i cili u shoqërua edhe me një debat pas ceremonisë së trëndafilave.

Ndërkohë, disa nga vajzat kanë rrëfyer pak më shumë për jetën e tyre në një intervistë ndryshe për programin “Daily Love Story”, me autore Ilda Lumanin.

Meri ka folur për pasionet e saj, gjërat më të rëndësishme në jetë dhe gjërat që nuk i duron dot.

Çfarë konsideron ti gjënë më të rëndësishme në jetë?

Gjëja më e rëndësishme në jetë për mua është familja. Është arsyeja përse unë jetoj dhe pa familje nuk ka një jetë të lumtur.

Çfarë konsideron ti mjerimin më të madh?

Mjerimi më i madh është të jetosh vetëm, të mos kesh njerëzit që do përreth dhe të mos bësh atë që do.

Cilat janë tre gjërat që ti do të doje t’i bëje patjetër në jetë?

Tre gjërat që unë do të doja t’i bëja patjetër në jetë është të kem një profesion timin, të kem një familje dhe të kem një fondacion bamirësie. Këtë gjë e kam bërë që kur kam qenë e vogël, kur shikoja prindërit e mi.

Ka ndonjë talent që ti do të doje ta kishe?

Do të doja të isha pianiste. E kam ëndërruar që kur kam qenë e vogël por mami asnjëherë nuk më futi në kurs sepse nuk donte që unë të fokusohesha tek arti. Donte që unë të kisha të bëja me mjekësinë.

Cila është motoja jote?

Motoja ime është që duhet të jesh gjithmonë ambicioze sepse ambiciet të çojnë përpara.

Çfarë pëlqejnë njerëzit më shumë tek ti?

Nga tiparet pëlqejnë sytë, kurse nga karakteri sinqeritetin.

Çfarë nuk duron dot tek një person?

Tek një person nuk do të duroja dot nervat, nuk duroj dot kur bëhen paragjykues.

Sa ka zgjatur lidhja jote e fundit dhe pse ka përfunduar?

Nuk dua të flas për këtë pjesë.

Çfarë të streson më shumë ty?

Më streson gjithçka, nuk e di. Çdo gjë që bëj do e marr me stres sepse dua të dalë perfekte./tvklan.al






Të ngjashme