Merimanga që po tmerron internetin
Kjo merimangë e njohur si “gjuetarja gjigante” është kthyer në sensacion gjatë kësaj jave në internet.
E quajtur Charlotte, ajo u shpëtua vitin e shkuar nga mbrojtësit e kafshëve në Australi dhe tani jeton në “paqe” në fermën e tyre. Bazuar nga fotot dhe komentet e shumta në internet, kjo merimangë mund të jetë më e madhja e llojit të saj, e gjetur ndonjëherë më parë në Australi. Në fakt fotot datojnë një vit më parë, por këtë javë ato u shpërndanë me mijëra herë, me përdorues të shumtë që shprehen të terrorizuar nga madhësia e kësaj merimangë. Gjuetaret janë lloji më i zakonshëm i merimangave në Australi dhe ndonëse zakonisht janë të mëdha, është e pazakontë të shohësh një që e ka këmbën rreth 15 centimetra./tvklan.al