Merkato e Janarit drejt mbylljes
Anashkalimi me shumë mundësi në mënyrë të ligjshme të rregullave të Fair play financiar nga klubet e pasura, ka bërë që të mendohet për alternativa të tjera në mënyrë që ekipet europiane të mos vuajnë nga largimi i yjeve.
Sipas britanikes “The Sun”, klubet e mëdha europiane, po mendojnë të abrogojnë merkaton e Janarit. Anulimi i kësaj mundësie të klubeve për tu përforcuar me lojtarë do të bënte të mundur vazhdimësinë e projektit me të cilat klubet e mëdha kërkojnë të përballojë një sezon nga fillimi deri në fund.
Kjo masë, po diskutohet si ide e hedhur nga Arsene Wenger, e mbështetur nga Jose Mourinho dhe shumë trajnerë të tjerë. Propozimi bëhet në mënyrë që ekipet të mos jenë të detyruar të futen edhe një herë llogarive si financiare ashtu edhe atyre sportive se si do të menaxhojnë ndeshjet nga shkurti deri në maj, kur përfundojnë kampionatet.
Në siglën ekskluzive “The Sun”, shkruan në artikullin e saj se klubet më të mëdha në Europë janë duke i bërë presion UEFA-s dhe FIFA-s që kjo hapësirë merkatoje, funksionale që prej 2003 të mbyllet duke nisur nga Janari i vitit 2019.
Tv Klan