Merkato ka nisur para Janarit
Merkato nuk është hapur zyrtarisht në Shqipëri, por disa ekipe të Superligës kanë bërë zyrtarizimet e para. Flamurtari afroi gjatë dhjetorit, sulmuesit Igor Nedeljkovic e Argjent Gafuri dhe mesfushorin Muarem Muarem.
Nuk ka mbetur pas edhe Partizani që prej ditësh ka në stërvitje Bruno Telushin. Një prurje e prespektivës është mesfushori i ri Esat Mala. Priten edhe largime nga këto skuadra. Madje te të kuqtë nuk do të jetë më Xhevahir Sukaj. Ai është pranë arritjes së marrëveshjes me Vllazninë, që kërkon përforcime në sulm, por mbi të gjitha në mbrojtje.
Ndërhyrje do të ketë te të gjithë ekipet e Superligës, por pa prishur ekuilibrat përfshi këtu edhe Skënderbeu kryesues. Të preferuar janë futbollistët e Luftëtarit, Dejvi Bregu dhe Kristal Abazaj, të cilët do të largoheshin vetëm në një ofertë të mirë.
Te Kukësi, për momentin janë në pritje të emërimit të trajnerit të ri i cili do të diktojë edhe lëvizjet e lojtarëve.
Ndryshime do të ndodhin edhe te Teuta pas largimit të Gugash Maganit e kapitenit Nijas Lena dhe rikthimit të Stavri Nicës. Ditët e para të janarit do të qartësojnë lëvizjet, pasi ekipet do të nisin fazën e shkurtër përgatitore.
Tv Klan