“Merkel 4” votohet me 14 mars në parlament


“Merkel 4” votohet me 14 mars në parlament

23:17 04/03/2018

Entuziazëm tek selia e socialdemokratëve gjermanë në Berlin. Rezultatet e referendumit të së shtunës treguan se 66% e anëtarësisë votuan “PRO” koalicionit me kristiandemokratët.

Një rezultat që i hap rrugë qeverisë Merkel 4. Entuziazmin e shprehu edhe vetë kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila në një citim në profilin e CDU-së në Twitter përgëzoi mbështetjen masive që i dha anëtarësia e socialdemokratëve “për të mirën e vendit” – siç u shpreh ajo.

Pritet tashmë që tri partitë e koalicionit të madh, kristiandemokratët, socialdemokratët e socialkristianët të shpallin edhe emrat e ministrave në krye të dikastereve që do të drejtojnë, sipas marrëveshjes së 7 shkurtit.

Ndërsa votimi i qeverisë së re në parlament është planifikuar për më 14 mars,

çka i jep fund mosmarrëveshjeve 161 ditore, periudha më e gjatë që Gjermania ka kaluar pa qeveri të re pas zgjedhjeve, në historinë e saj.

Ndërsa socialdemokratët kanë përcaktuar 22 prillin si ditën kur do të votohet për kreun e ri të partisë që me shumë gjasa do të jetë Andrea Nahles. Ajo do të jetë e para drejtuese femër në historinë 155 vjeçare të partisë.

Tv Klan






Të ngjashme