Merkel: BE e unifikuar përballë krizës së emigrantëve
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe homologu i saj austriak Sebastian Kurz u shprehën në Berlin, se BE duhet të jetë e fuqishme dhe unifikuar, në mënyrë që t’i bëjë ballë krizës së emigrantëve.
E gjendur përballë kryengritjes së aleatit të saj të vjetër, minsitrit të brendshëm Horst Zehofer, i cili ishte shprehur pro dëbimit të emigrantëve, Merkel këmbënguli se Gjermania nuk duhet të marrë veprime të njëanshme. Kancelarja gjermane theksoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme në nivel europian.
Tv Klan