Merkel: Bisedime me Shqipërinë dhe Maqedoninë
Kancelarja prezantoi prioritetet e Presidencës
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, prezantoi të mërkurën para Parlamentit Europian në Bruksel prioritetet e Presidencës gjermane të Këshillit Europian.
Në fjalën e saj ajo u ndal edhe te zgjerimi i BE-së dhe procesi i hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se këtyre dy vendeve iu duhet dhënë perspektiva e anëtarësimit.
Ndaj ajo u shpreh se BE duhet të angazhohet në konferencat e anëtarësimit dhe nisjen e bisedimeve me të dyja vendet.
Merkel foli edhe për pandeminë e koronavirusit, të cilën e konsideroi si sfidën më të madhe me të cilën është përballur ndonjëherë BE-ja dhe ekonomia e saj, ndërsa theksoi se për dalë nga kriza duhet të forcohet kohezioni dhe solidariteti mes vendeve anëtare.
Tv Klan