
Merkel “detyron” Vuçiç të takohet me qeveritarët e Kosovës në Bruksel
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka folur në telefon me kancelaren Gjermane, Angela Merkel si dhe është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Davos.
Më të dy liderët, ai ka biseduar për tensionimin e marrëdhënieve me Kosovën për shkak të provokimit të Beogradit me trenin që kishte mbishkrime fyese.
Vetë kreu i qeverisë serbe ka njoftuar se ka rënë dakord me Merkel që të organizohet një takim me qeveritarët e Kosovës me ndërmjetësim të Brukselit.
“Ne jemi gati për dialog”. Duhet ta kalojmë këtë situatë. Çfarë është arritur në Bruskel duhet të respektohet, njësia speciale e Kosovës, Rosu, nuk duhet të hyjë në veriun e Kosovës”, u shpreh Vuçiç.
Kreun e NATO-s, kryeministri serb e cilësoi jo-armik të Beogradit për shkak babait të Stoltenberg dhe të fëmijërisë së tij./ tvklan.al