Merkel lamtumirë Papës dhe Italisë si kancelare
Për Ballkanin do të paraqitet një udhërrëfyes konkret sesi do të vijojë integrimi
Ishte vizita e fundit “zyrtare” e kancelares Merkelit në Romë. Nisi me nga lutja për paqe në Vatican dhe Koloseum me takime tek Papa dhe kryeministri Mario Draghi.
Marrëdhënia me Papën Françeskun, ishte një marrëdhënie e jashtëzakonshme që në momentin e parë saqë kancelarja i premtoi atij se herën tjetër ata do të shkonin për të “ngrënë një pica në shesh”. Të dy ndanë edhe një herë pasion për mjedisin dhe solidaritet për emigrantët. Me Papa Franceskun kancelarja zhvilloi ndër vite një marrëdhënie edhe më të ngushtë sesa me Papën “gjerman”, Benediktin XIV.
Ne takimin me kryeministrin Italian kancelarja ndau të njëjtat pikëpamje për zhvillimet globale por ne rrafshin evropian ajo siguroi për faktin se edhe pas largimit te saj nga pushteti do të jetë sërish Gjermania që do të vendosë brenda BE-se.
Ndonëse një ditë më parë në samitin për Ballkanin nuk u vunë afate për zgjerimin kryeministri italian dhe shprese se pas vlerësimit nga komisioni evropian do të ketë një udhërrëfyes më të qartë sesi do vijoje procesi i zgjerimit.
“Ishte një samit për të bërë një vlerësim të procesit të anëtarësimit së këtyre vendeve në BE dhe në përgjithësi mbi politiken e zgjerimit.
Nga pothuajse të gjithë liderët u shpreh nevoja që ky proces të vazhdojë madje të përshpejtohet dhe për këtë arsye Komisioni Evropian u angazhua në këtë drejtim që të na paraqesë një dokument per gjendjen aktuale mbi ecurinë e procesit të integrimit të këtyre shteteve ballkanike në BE dhe etapat në të cilat ka ecur ky proces”, është shprehur kryeministri i Italisë Mario Draghi.
Ne fund nuk munguan batutat kur kancelarja tha se ishte e sigurte se nuk i kishte mjaftuar as kjo dite por besonte se nuk do t’i mjaftonin as tre jetë për tu mrekulluar me bukuritë e Romës dhe Italisë një shtet që duket se ka zënë një vend të veçantë në zemrën e të parës gjermane që udhëhoqi Gjermaninë për 16 vite radhazi.
Klan News