Merkel sulmon Trump
Angela Merkel nuk ka përdorur gjuhë të mesme, por ka sulmuar drejtpërdrejtë politikat tregtare të presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë fjalimit në Forumin Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos, në Zvicër, Merkel tha se izolimi nuk është zgjidhje për sfidat me të cilat përballet sot bota.
“Sot 100 vjet nga katastrofa e Luftës së Parë Botërore, na duhet të pyesim veten nëse kemi vërtetë ndonjë mësim nga historia, dhe mua më duket që jo. Përgjigja e vetme është bashkëpunimi, hapja dhe jo proteksionizmi”.
Deklarata e fortë e kancelares gjermane vjen vetëm pak ditë pas barrikadës së administratës amerikane ndaj importeve të lavatriçeve dhe paneleve diellorë, në zbatim të kalit kryesor të betejës elektorale të Donald Trump, “Amerika e Para”. Presidenti amerikan ka ngrirë gjithashtu edhe importin e çelikut dhe të aluminit, si edhe ka nxjerrë SHBA-të nga marrëveshjet tregtare me BE dhe vendet e Paqësorit.
Trump pritet të flasë të premten në Forumin e Davosit, por prej ditësh kanë nisur protestat kundër ardhjes së tij.
Tv Klan