Merkel vetëizolohet në karantinë
651 viktima në një ditë nga koronavirusi në Itali
Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vetëizolohet në karantinë. Vendimin e bëri të ditur zyra e shtypit e kancelares në Berlin, pak minuta pasi vetë shefja e qeverisë gjermane mbylli konferencën për shtyp, ku u bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë takime me më shumë se një person njëherësh.
Vendimin kancelarja e mori pasi ishte takuar me një mjek që pas testeve rezultoi pozitiv me koronavirus. Mbi 2 mijë të infektuar në një ditë u konstatuan edhe në Gjermani, ku tashmë të prekur janë mbi 23 mijë persona, ndërsa 93 janë të vdekurit.
Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë takime me më shumë se 1 person njëkohësisht.
Të larta por më pak se të një dite më parë ishin shifrat e koronavirusit të kësaj të diele në Itali. 651 pacientë të tjerë ndërruan jetë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në afro 5500 numrin total të viktimave. Edhe shifra e personave që kanë rezultuar pozitiv brenda një dite është më e ulët se të shtunën. Numrit të tyre u janë shtuar mbi 3900 persona duke e çuar në mbi 46 600 numrin e përgjithshëm të tyre. Afro 1 mijë të shëruar ka pasur gjatë 24 orëve të fundit, teksa shifra e përgjithshme e tyre ka arritur në mbi 7 mijë.
Përhapja e koronaivrusit në Spanjë po ndjek hap pas hapi ritmet e Italisë. Afro 400 viktima u shënuan gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë duke e çuar në 1720 numrin e përgjithshëm të tyre. Po ashtu 3600 persona rezultuan pozitivë ndaj testeve për koronavirus, duke e çuar në total në mbi 28 mijë numrin e përgjithshëm të të infektuarve. Megjithatë po rritet edhe numri i të shëruarve, duke arritur së fundi në 2575 në total. Rajoni me përhapjen më të madhe është Madridi.
Mbi 2 mijë të infektuar në një ditë u konstatuan edhe në Gjermani, ku tashmë të prekur janë mbi 23 mijë persona, ndërsa 93 janë të vdekurit. Kancelarja gjermane Angela Merkel u bëri thirrje qytetarëve të mos bëjnë takime me më shumë se 1 person njëkohësisht.
Numri i viktimave u rrit edhe në Greqi, me një bilanc prej 15 të vdekurish e 624 të infektuarish. Nga e hëna, kryeministri Micotakis vendosi ndalimin e daljeve nga shtëpitë dhe 150 euro gjobë për shkelësit.
Në SHBA numërohen 731 të vdekur e mbi 29 mijë të infektuar.
Drejtori ekzekutiv i OBSH-së Majk Rajan tha se masat e jashtëzakonshme të aplikuara në shkallë globale janë efektive, por koronavirusi rrezikon të përhapet sërish nëse ato hiqen. Vetëm vaksina, sipas tij, do t’i japë zgjidhje kësaj situate.
Në gjithë botën numërohen 13 500 të vdekur dhe mbi 316 mijë të infektuar që prej nisjes së përhapjes. Vetëm 30% e tyre janë shëruar deri më tani.
Tv Klan