Merkel vizitë zyrtare në Maqedoni


Merkel vizitë zyrtare në Maqedoni

12:27 08/09/2018

Angela Merkel viziton këtë të shtunë Maqedoninë, me rastin e 27-vjetorit të pavarësisë së vendit. Kancelarja gjermane do të shprehë mbështetjen për referendumin e 30 Shtatorit, për marrëveshjen e emrit me Greqinë.

Votimi pro marrëveshjes, do t’i hapte vendin rrugën për anëtarësimin në NATO dhe do ta afronte më shumë me BE. Merkel është Kancelarja e parë gjermane që shkon në Shkup, pas Gerhard Shrëder, në vitin 1999.

Vizita e Kancelares vjen pas asaj të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe Kancelarit austriak, Sebastian Kurz.

Tv Klan






Të ngjashme