
Merluc me patate dhe domate
Përbërësit:
1 kilogramë merluc, ose 4 peshq të mëdhenj
4 patate
2 domate, ose rreth 10 kokrra domate të vogla (pomodorini)
1 spec
ullinj
1 limon
vaj ulliri
kripë
piper
gjethe dafine
Përgatitja:
Fillimisht marinojmë në një enë peshkun me kripë, piper, vaj ulliri, limon e gjethe dafine. E lemë rreth gjysmë ore, duke e rrotulluar disa herë.
Vendosim në zjarr patatet e qëruara dhe i ziejmë për rreth 20 minuta me ujë të kripur.
Në një tepsi vendosim peshkun, shtojmë patatet e prera në formë të rrumbullakët, më pas domatet, specat dhe ullinjtë.
Shtojmë kripë, piper, limon dhe vaj ulliri sipas dëshirës. E vendosim tavën në furrë, të cilën e kemi ngrohur më parë dhe e pjekim për rreth 30 minuta.
/tvklan.al