Merr flakë autobusi me pushues kosovarë
Një autobus me targa të Kosovës, i linjës Tiranë- Prizren u përfshi nga flakët këtë mesditë teksa po udhëtonte në aksin Fushë Milot- Rrëshen. Nga djegia e autobusit nuk pati persona të lënduar ndërsa pasagjerët u përfshinë nga paniku në momentet e para.
Incidenti ndodhi teksa mjeti ishte në ecje. Menjëherë shoferi autobusin kur pa se nga pjesa e përparme e autobusit dilte tym. Pas këtij konstatimi, ai evakuoi pasagjerët ndërsa autobusi i parkuar anës rrugës nisi të merrte flakë. Pavarësisht përpjekjes së zjarrfikëseve në pak minuta flakët përpinë të gjithë mjetin e transportit, duke e shkrumbuar tërësisht. Bashkë me autobusin u dogjën edhe shumë bagazhe të pasagjerëve që udhëtonin me të.
Sipas policisë shumica e udhëtarëve ishin pushues kryesisht nga Prizreni të cilët ktheheshin në Kosovë. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se si shkak i zjarrit ka qenë mbinxehja e motorit për shkak të një defekti, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e një defekti në sistemin elektrik të mjetit. Tv Klan