Merr flakë automjeti, shpëton drejtuesi


Merr flakë automjeti, shpëton drejtuesi

23:01 05/01/2010

Një automjet ka shpërthyer sot në qendër të qytetit të Elbasanit. Mjeti tip Audi ka qenë duke lëvizur në një prej rrugëve kryesore kur ka marrë flakë papritur.

Fatmirësisht drejtuesi i tij ka dalë në kohë nga automjeti, duke i shpëtuar flakëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Nga flakët është dëmtuar edhe një tjetër automjet. Mësohet se shkak i shpërthimit të automjetit është bërë një shkëndijë elektrike.

Tv Klan






Të ngjashme