Merr flakë fabrika e duhanit në Korçë (17 Shtator 2000)
Kjo është fabrika e duhanit në Korçë. Pronarët e saj janë shqiptarë dhe grekë. Dje ajo është përfshirë nga flakët në dy prej kateve të saj. Falë ndërhyrjeve në kohë të zjarrfikësve bëri që zjarri të mos përhapej më tej. Godina është 5 katëshe ku janë të punësuar mbi 400 punëtorë.
Deri tani nga grupi i hetimit nuk është dhënë asnjë version për shkaqet e këtij zjarri dhe se sa është dëmi. Vatra e zjarrit ka qenë territori rreth kaldajës e cila ishte riparuar nga një difekt 2 ditë më parë./tvklan.al