Merr flakë hoteli, 11 të vdekur në Gjeorgji


Merr flakë hoteli, 11 të vdekur në Gjeorgji

09:17 25/11/2017

Zjarri i rënë në një hotel luksoz në Gjeorgji ka shkaktuar 11 të vdekur dhe 23 të plagosur. Këto shifra janë konfirmuar zyrtarisht nga Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë.

Viktimat humbën jetën si pasojë e asfiksimit nga tymi. Shkaku i zjarrit që ra në hotelin 22-katësh “Leogrand” nuk është përcaktuar ende. Ekipet e emergjencave evakuuan më shumë se 100 persona. Identiteti i viktimave nuk është bërë ende publik, por Ministria e Brendshme deklaroi se 10 janë gjeorgjianë dhe 1 shtetas iranian.

Të dielën, në këtë hotel do të zhvillohej Miss Gjeorgjia. Në momentin e zjarrit, në hotel ndodheshin 20 vajza që do të merrnin pjesë në event, por asnjëra prej tyre nuk u plagos. Kryeministri i vendit shprehu ngushëllime për familjet e viktimave dhe premtoi një hetim të thellë për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

/tvklan.al






Të ngjashme