Merr flakë makina në ecje

Foto ilustruese

Merr flakë makina në ecje

16:01 06/11/2017

Një automjet ka marrë flakë në autostradën Lushnje – Tiranë rreth orës 14:45.

Policia bën me dije se u përfshi nga flakët makina tip Peugeot që drejtohej nga qytetari me iniciale E.M nga Berati.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale si pasojë e një difekti elektrik. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të ngjarjes.

/tvklan.al






Të ngjashme