Merr flakë nga pakujdesia, ndërron jetë 1 person

Foto ilustruese

Merr flakë nga pakujdesia, ndërron jetë 1 person

19:04 12/11/2020

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në Tiranë. Një person humbi tragjikisht jetën pasi u vetëdogj, një ngjarje që sipas policisë, dyshohet se ka ardhur si pasojë e pakujdesisë. Identiteti i viktimës momentalisht nuk dihet ende, ndërsa mister mbeten edhe rrethanat.

“Rreth orës 18:18, tek bulevardi “Zhan D’Ark’, një person ende i paidentifikuar, dyshohet se nga pakujdesia, ka marrë flakë edhe për pasojë ka ndërruar jetë”, thotë policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.

Autoritetet thonë se po punojnë për identifikimin dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al






Të ngjashme