Merr fund makthi i të miturës që trafikohej si prostitutë nga kushëriri i saj (18 Janar 1999)
Klodiana 14 vjeçe është nisur për në Itali me kushëririn e saj Taulant Galoshi 26 vjecar, i cili i ka premtuar familjes së saj punë dhe një martesë të mirë. Sapo ka mbërritur në Brindisi në fund të Nëntorit ajo është mbyllur në shtëpinë e kunatit të kushëririt të saj ku është kthyer në një mall për trafikantët shqiptare tl prostitucionit të cilët vinin dhe nga Milano për të blerë 14 vjeçaren e porsaardhur nga Shqipëria.
Flitet se pazaret ishin deri në 3 milionë lireta. Sipas Klodianës meql nuk ka pranuar këtë punë është përdhunuar nga kushëriri i saj në sy të kunatit të tij dhe të një prostitute tjetër shqiptare e cila banonte aty. Por kunati i cili është dhe i zoti i shtëpisë ku ka qënë e mbyllur Klodiana, nuk e pranon që ai të ketë kryer këtë akt.
Ai pranon që vajza ka ndenjur dy muaj në shtëpi por jo për qëllime prostitucioni. Pak ditë më parë, Klodiana ka denoncuar në polici duke i dhënë fund mankthit të saj por dhe duke ndihmuar për kapjen e kushëririt dhe tre personave të tjerë shqiptarë të cilët ishin implikuar në një rrjet prostitucioni fëmijësh në Milano.
Kjo histori ështëë vetëm një pjesëz e mafias shqiptare në Itali e cila fillon që me trafikun e klandestinëve nga brigjet e Vlorës dhe Durrësit dhe që vazhdon më tej trotuarëve dhe rrugëve të Italisë./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori