Merr fund martesa mes Johnny Depp dhe Amber Rose
Ylli i kinemasë Johnny Depp dhe aktorja Amber Rose po divorcohen.
Sipas dokumenteve të Gjykatës së Lartë në Los Angeles, 30 – vjeçarja Heard ka nisur procedurat e divorcit nën arsyetimin e diferencave të mëdha mes tyre.
Ata u martuan 15 muaj më parë dhe nuk kanë fëmijë.
Depp dhe Heard kohët e fundit u përfshinë në një betejë ligjore me Australinë, pasi aktorja futi ilegalisht në vend dy qentë e saj. Ajo u shpall fajtore në Prill, për akuzën e falsifikimit të dokumenteve.
Depp, 52- vjeç dhe Heard u njohën gjatë xhirimeve të filmit “The Rum Diary”, në 2011 – ën. /tvklan.al