Merr fund tortura e 22 – vjeçarit


Merr fund tortura e 22 – vjeçarit

18:48 09/06/2017

Një grup kirurgësh hoqën një masë prej 72 centimetrash të zorrës së trashë të një djali, për shkak të gjendje të rrallë që i shkaktoi mbledhje të kapsllëkut ndër vite.

22 - vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, mendohet se ka lindur me sëmundjen e

Hirschsprung

, gjendje ku nervat që kontrollojnë zorrët dhe i ndihmojnë ato të çlirohen, nuk funksionojnë.

Për pasojë, jashtëqitja grumbullohet dhe shkakton bllokim.

Pacienti, i cili u operua në një spital në lindje të Kinës, nisi të vuante nga kjo sëmundje në moshë fare të re. Barku i tij u fry aq shumë sa dukej sikur të ishte shtatzënë.

Ai mbijetoi me laksativë dhe mjekime të tjera, në mënyrë që të çlironte zorrën, për vite me radhë derisa u detyrua t'i nënshtrohej operacionit për t'u çliruar nga dhimbja.

Siç shkruan e përditshmja britanike "The Sun", mjekët shtangën nga madhësia e barkut të pacientit dhe u shprehën se

"dukej sikur do të shpërthente nga momenti në moment".

Besohet se pacienti kishte patur kaq shumë dhimbje përgjatë viteve, sa në fund ishte detyruar të kërkonte ndihmë mjekësore.

Testet treguan se ai kishte muaj, mos vite, jashtëqitje të grumbulluar në një pjesë të zorrës së tij të trashë.

Ai iu nënshtrua një operacioni që zgjati 3 orë dhe mjekët i hoqën atij mbi 72 centimetra të zorrës, që peshonte rreth 13 kilogramë.

22 - vjeçari mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet që të rikuperohet totalisht.

Hirschsprung

prek afërsisht, 1 në 5000 persona në botë./tvklan.al





Të ngjashme