Merren në patronazh spitalet e rretheve
Nis nga kujdesi për nënën dhe fëmijën zbatimi i sistemit të patronazhimit të spitaleve rajonale dhe bashkiake nga spitalet universitare të Tiranës. Prej dy ditësh, 4 mjekë të maternitetit të Tiranes “Koço Gliozheni” po ofrojnë shërbime mjekësore në spitalin e Burrelit, me sistem rotacioni 2 mjekë në javë.
Dritan Neli, Drejtori i maternitetit të Burrelit:
“Duke marrë shkak nga problemet e krijuara në maternitet, ne jemi drejtuar me shkresa të shumta. Ministrja Ogerta Manastirliu solli me kohë të plotë dy mjek shtesë dhe asistentin e tyre të cilët do ta bëjnë me rrotacion për mbulimi shërbimit”.
Mungesa e mjekëve gjinekologë i detyronte gratë matjane të drejtoheshin drejt Lezhës apo Tiranës
Vezir Tena, gjinekologu nga Tirana
“Të gjithë mjeket do të vazhdojnë këtu me nga një javë deri në Qershor për të mbuluar gjithë pjesët e vizita me ndërhyrje, si shërbim ambulator dhe spitalor”.
Sistemi i patronazhimit, i lancuar nga Ministrja Manastirliu, do të shtrihet në të gjitha spitalet ku ka mungesa të mjekëve specialistë, deri në plotësimin e nevojave me mjekët e rinj që përfundojnë studimet vitin e ardhshëm.
Tv Klan