16:57 12/01/2014Tashmë i është venë dryri shtëpisë së vajzës 13-vjeçe që denoncoi dhunën seksuale të të atit dhe 3 personave të tjerë në fshatin Lekaj të Lushnjes.Vajza minorene është marrë në mbrojtje nga policia dhe shërbimi social shtetëror. Edhe gjyshi i saj ka ikur ndërsa për atë shtëpi të rrënuar kujdeset një bashkëfshatar i tij.Ky lajm tronditës duket se ka shokuar të gjithë banoret e fshatit. Por askush nuk pranon të flasë. Madje nuk kuptohet mirë nëse nuk flasin prej frikës apo një temë e tillë është tabu. As komshinjtë e kesaj familjeje nuk pranojnë të tregojnë më shumë.Pas kamerave ka edhe nga ata që paragjykojnë vajzën e mitur duke e akuzuar atë. Për këtë ngjarje flitet natë e ditë në fshat. Tashmë 4 persona po përballen me drejtësinë. Policia thotë se nuk mund të marrë në konsideratë deklaratat e saj për raste të tjera të dhunimit të vajzave në fshatin Lekaj, pasi gjendja e 13-vjeçares është ende e pastabilizuar. Të hënën gjykata pritet të japë masën e sigurisë ndaj babait të vajzës dhe personave të tjerë të arrestuar për dhunë seksuale ndaj të miturës.