Merret në pyetje gjyqtari Aliaj, pyetet për kallëzimin e KLD ndaj Tahirit


Merret në pyetje gjyqtari Aliaj, pyetet për kallëzimin e KLD ndaj Tahirit

15:34 20/07/2016

Për rreth 40 minuta gjyqtari Arjan Aliaj, i cili pezulloi nga detyra Drejtorin e Policisë së Shtetit, Haki Çako për çështjen e përgjimeve, është marrë në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme.

Ai ka dhënë sqarime në lidhje me kallëzimin e bërë nga Këshilli i lartë i Drejtësisë për ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

KLD e akuzon Tahirin për kërcënim të gjyqtarit pas deklaratave të tij ndaj gjyqtarit Aliaj. Në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen Alia, mësohet të ketë thënë se nuk e njeh ministrin dhe se ka respektuar ligjin në vendimin e tij./ TV KLAN

 






Të ngjashme